Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zbuluar ultimatumin që siç ka thënë ai, ua ka dërguar zyrtarëve të Kosovës pas arrestimit të Shefit të së ashtuquajtures Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriçit, trasnmetson “Zëri.info”.
“U kam thënë se keni afat deri në ora 19:30 që të tërhiqen dhe janë tërhequr në ora 19:20, e kanë kthyer Marko Gjuriçin”, ka thënë Vuçiç dhe me këtë ka zbardhur se çfarë përmbante një thirrje në Prishtinë.
“Është dashur të tërhiqen pas momentit të caktuar dhe ky ishte paralajmërim”, ka shtuar ai duke thënë se më shqiptarëve nuk do t’u bie ndërmend ta bëjnë të njëjtin veprim.
Ai e ka thënë këtë derisa është përgjigjur në pyetjen se kush jep garanci që ROSU më nuk do të intervenoj në Veri.
“Nuk kemi më kurrfarë garancie, përveç vetes tonë”, ka shtuar ai.
Ai thotë se qëllimi politik i shqiptarëve është ta marrin veriun e Kosovës, në mënyrë që serbëve t’ua marrin edhe mundësinë e fundit për ndonjë kompromis rreth Kosovës.
“Ata po nguten, pasi gjërat në botë nuk po u ecin siç duhet dhe nuk po shkojnë në dobi të tyre, prandaj me çdo kush duan ta marrin veriun, në mënyrë që pas kësaj serbët mund të jenë të lumtur të fitojnë vetëm garanci për kisha dhe manastire, çka do të pranonin Jankoviç, Jeremiç dhe të tjerët, apo edhe AKS si organizatë joqeveritare. Qëllimi i tyre politik është veriu”, ka thënë Vuçiç.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...