Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA ka bërë të ditur së përfaqësuesja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek do ta vizitojë programin e edukimit qytetar ‘Demos-ti’.
Ky program është nisur para 10 vjetëve në Parlamentin Austriak dhe pas implementimit në Mal të Zi, tashmë ka dy vjet që është aktiv në Kosovë.
Programi ‘Demos-ti’ realizohet në kuadër të Planit të Kuvendit të Kosovës për Hapje dhe Transparencë Parlamentare. Ai përkrahet nga Fondacioni ERSTE dhe implementohet nga OJQ TOKA.
Në kuadër të programit ‘Demos-ti’, nxënësit e klasave 5-9 të shkollave anembanë Kosovës kanë mundësinë që të mësojnë në mënyrë interaktive për demokracinë dhe institucionet demokratike në Kosovë, të vizitojnë Kuvendin dhe të prodhojnë një gazetë ose video me atë se çka kanë mësuar (këtu mund t’i gjeni videot dhe gazetat e publikuara deri më tani).
Mbi 5,000 nxënës nga më se 45 shkolla të 12 komunave të Kosovës kanë qenë mysafirë të Kuvendit në kuadër të programit ‘Demos-ti’, shumë prej të cilëve kanë aplikuar për të marrë pjesë më shumë se një herë.
Kujdestari i klasës VII-1 Dëfrim Piraj nga shkolla fillore “Halil Alidema” në Pozheran të Vitisë ka theksuar: ’Demos-ti’ i shkëput nxënësit nga aktivitetet rutinore dhe i fut ata në një horizont të të menduarit ndryshe, duke u krijuar një vetëbesim më të madh në raport me vlerat e tyre dhe kapacitetet e intelektit të tyre.
Në kuadër të këtij programi, nxënësit kanë mundësi herëpasherë të intervistojnë përfaqësues të institucioneve nga Kosova dhe jashtë saj. Nesër, nderin ta takojnë znj. Lunacek dhe t’i bëjnë pyetje rreth demokracisë do ta kenë nxënësit e klasës së V-të nga fshati Dobërllukë në Komunë të Prishtinës.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...