Ulpiana është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë, një qytet romak i themeluar nga perandori Trajan në fillim të shekullit të 2-të.
Ka prova që vendi daton që nga Neoliti rreth 9000 vjet p.e.s.
Qyteti i Ulpianës ishte afër qytetit të sotëm të Lipjanit në Kosovë dhe deri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në përgjithësi supozohej se Ulpiana mund të identifikohej me qytetin e sotëm të Lipjanit.
Një trashëgimi e tillë me një vlerë kaq të madhe ndjenë mungesën e një ciceroni.
Në lidhje me këtë çështje arbresh.info i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Kulturës, e ku të njëjtin kanë dhënë përgjigjeje pozitive sa i përket ciceronit dhe shtimin e vizitave në këtë vend.
Zëvendësministri i arsimit, Dukagjin Pupovci në një përgjigjeje për arbresh.info, ka thënë se duhet të punohet në dhënien e udhëzimeve konkrete dhe në promovimin e vlerës së këtyre monumenteve.
“Sigurisht që duhet të punohet pak më shumë në dhënien e udhëzimeve konkrete dhe në promovimin e vlerës së këtyre monumenteve dhe lokacioneve të cilat i përmendet. Ciceronin zakonisht duhet me sigurua aty ku ndodhet lokacioni d.m.th disa lokacione nuk po i emërojë tashmë veç kanë filluar me zhvillimin e atyre aspekteve turistike dhe kanë caktuar ciceronët e vet dhe ato përnjëherë janë bërë më atraktive për shkollat për ti vizituar sepse edhe mësimdhënësit e shohin që aty marrin shpjegime fëmijët”, tha Pupovci.
Pupovci, tutje i beri thirrje Ministrisë së Kulturës që të siguron ciceron në mënyrë që të nxënësit të mësojnë diçka prej asaj vizite.
“Ulpiana është kompetencë e Ministrisë së Kulturës nuk e di a ka ciceron nëse nuk ka le të jetë kjo një ftesë që të mendohet për të ardhmen për ta siguruar edhe atëherë besoj që edhe vizitat nga shkolla do të jenë më të shpeshta sepse edhe mësimdhënësit nxënësit dhe prindërit do ta shohin vlerën e asaj vizite dhe do ta dinë më mirë dhe do të mësojnë diçka prej asaj”, deklaroi ai.
Në një përgjigjeje të Ministrisë së Kulturë për arbresh.info thuhet se së fundi në thirrjen për mbështetjen e kuadrove janë futur edhe ciceronët.
“Ne si ministri kemi thirrje të rregullta për subvencionim. Në thirrjen e fundit për mbështetje të kuadrove profesionale, kemi përfshirë edhe komponenten e zhvillimit te kapaciteteve profesionale dhe promocionale ky hyjnë edhe ciceronët që të përgatiten si kuadro”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Se ciceroni është mjaftë i rëndësishëm në këto vende e thotë edhe drejtoresha e shkollës së mesme të ulët në Besi “Nexhmi Mustafa”, Gjevrie Osmani.
“Unë mendoj që kish qenë më praktike më zyrtare edhe më profesionale prania e ciceroni”, tha ajo.
Osmani tha se, vizita në Parkun Ulpiana realizohet në bazë të plan programit të mësimdhënësve të historisë, dhe kjo gjë po ndikon pozitivisht tek nxënësit.
“Sot këtu jemi në një vizitë me kërkesë të bërë prej mësimdhënësve të historisë në bazë të njësive mësimore për vizitë te Parku Ulpiana. Gjithësi që po ish dashtë, por këtu te ne këto plane i parashohin në planin vjetor mësimdhënëset aktuale që i kemi edhe çdo herë që sa herë ka njësi mësimore që i përkasin vizitave. Gjithsesi çka shihet mbahet mend më shumë është normal që pozitivisht e presin edhe ju ndihmon shumë”, deklaroi Osmani.
Sipas nxënësve të kësaj shkolle, një trashëgimi e tillë ja vlen të vizitohet madje ata bënë thirrje edhe për bashkëmoshatarët e tyre që të vijnë dhe ta shohin për së afërmi historinë e ilirëve të cilët jetuan në këtë qytet.
“Është një qytet shumë i vjetër edhe besoj që ja vlen çdo nxënës me vizitua sepse marrin njohuri të reja nga ky vend. Kjo është hera parë”, tha Erion Leci.
“Edhe mu po më pëlqen shumë veni ja vlen në vizitua sepse ky ka qenë një qytet shumë i rëndësishëm për ilirët për dardanët”, tha Elona Sahiti
“Unë mendoj që është një vend shumë i mirë është hera e parë që e vizitojë. Unë di se Ulpiana është një vend shumë i vjetër është ndërtuar në shekullin e dytë nga mbreti Trajan”, tha Tuana Rusolli.
Mrekullia nuk përfundon me kaq. Në këtë lokalitet janë zbuluar kisha, varre, mozaiqe.
Ulpiana ishte njëra prej qendrave më të rëndësishme sociale dhe ekonomike, të Dardanisë antike, e vendosur pranë rrugës shumë të rëndësishme via Lissus-Naissus.
Kujtojmë se hulumtimet e para për këtë qytet të lashtë filluan në vitin 2009./S.D/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...