Ulpiana mbetet pa ngrohje si pasojë e shpërthimit të një gypi

18:39 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Lagja Ulpiana në Prishtinë ka mbetur pa ngrohje për shkak të shpërthimit të një gypi.

“Termokos” njofton se sot pasdite kanë vërejtur se ka rrjedhje nga gypi afër shkollës “Hasan Prishtina”.

“Si pasojë e kësaj rrjedhjeje jemi detyruar, që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë lagjen “Ulpiana””, thuhet në kumtesë,

“Ekipet tona janë në terren në përpjekje për të sanuar dëmtimin e gypit të ngrohjes.NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve të lagjes “Ulpiana”, derisa të arrijmë të evitojmë problemin e paraqitur dhe të rikthejmë furnizimin me ngrohje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme