Forumi rinor i partisë ‘Fjala’ organizon konferencën me temën “Më mirë bursa për studentët sesa rritje pagash për qeveritarët
Marigona Krasniqi nga ky Forum ka thënë se kanë dalë për të shprehur indinjatën për uljen e bursave për studentët, shkruan Arbresh.info.
“Në emër të forumit Rinor të Fjalës kemi dalë sot për të shprehur shqetësimin dhe indinjatën tonë në lidhje me vendimin për uljen e bursave për studentët e dalluar. Ulja e bursave është nënçmim dhe destimulim për studentin. Bursa është meritë e studentëve për punën dhe kontributin e treguar gjatë studimeve dhe si të tillë ata duhet edhe ta marrin. Zvogëlimi i bursës së studentëve në një anë, dhe rritja e pagës së kryeministrit është plotësisht e paparanueshme dhe e padrejtë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, zvogëlimi i bursës është një padrejtësi që po u bëhet studentëve.
Ajo ka kërkuar që ky vendim të kthehet prapa./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1654450341286718/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...