Ulet numri i tiketave të shqiptuara nga Policia

15:35 | 13 Janar 2019
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 716 tiketa në trafik brenda 24 orëve të fundit.

Në raportin e Policisë për 12 janar thuhet se janë shqiptuar 750 tiketa ndërsa më 11 janar vetëm 412.

Sipas raporti të Policisë, brenda këtyre 24 orëve nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet.

Përderisa në të gjithë territorin e Kosovës janë shkaktuar 3 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente pa të lënduar.

Policia gjithashtu ka bërë 5 arrestime prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme