Ulen temperaturat, moti sot në Kosovë

06:55 | 31 Korrik 2023
E.H

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se parashikohet që vranësira të ketë në pjesën e parë të ditës, vende-vende mund të sjellin reshje afatshkurta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme