Një sistem frontal i fushave të presionit të ulët që janë shtrirë mbi Itali, pritet të kalojnë mbi rajon. Në vise malore mbi 1500 m priten reshje bore, e me rënie të temperaturave kufiri i borës mund të zbres deri në 1000 m.
Mëngjesin e ditës së diel parashihet të shfaqen edhe ngricat e para në zona të ulëta. Ndërsa nga e marta priten reshje bore në tërë territorin e Kosovës.
Moti në Kosovë për ditën e sotme do të jetë mëngjesi pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 13 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndim.
Të shtunën mot do të jetë me shi të madh. Temperaturat do të arrijnë deri në 7 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veri-verilindjes.
E diela do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 0 deri në 6 °C./Express
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...