Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që është parashikuar të mbahet me 27 nëntor do të diskutohet për “zhvendosjen” e doganës së Kosovës në Durrës.
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini i ftuar në “Passport” të gazetarit Arbër Hitaj në TV SCAN, tha se kjo nënkupton se mallrat që zhdoganohen në Durrës dhe që kanë destinacion Kosovën nuk do të kontrollohen më por do të shkojnë në destinacion pa nevojën e një kontrolli doganor tjetër.
“Në mbledhjen e ardhshme do të jenë në fokus çështjet ekonomike. Në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për zhvendosjen e doganës së Kosovës në Durrës. Mallrat do të zhdoganohen në Durrës dhe ato që kanë destinacion Kosovën, nuk do të kontrollohen më. Përgatitjet janë shumë intensive mes dy ministrive të Financave dhe pritet shumë shpejt” tha Ukshini. Po ashtu, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, Ukshini bëri të ditur se synohet të realizohet unifikimi doganor Shqipëri-Kosovë.
“Në fillim të janarit synohet të startohet edhe me një unifikim të doganave, siç është shembulli me doganat Shqipëri-Mal i zi, do të jetë edhe Shqipëri-Kosovë. Po vendosim një model europian” tha Ukshini.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor