Ukrainë, në llogoret e vijës së parë të frontit

08:38 | 21 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Forcat ukrainase kanë hapur llogore pranë kufirit të vendit, pas njoftimeve për një rritje të pranisë së trupave ushtarake ruse, në anën tjetër të kufirit. Llogoret shtrihen në një vijë demarkacioni prej 450 kilometrash, ku ndodhet dhe një territor i vogël, i diskutueshëm, që ndan trupat ukrainase me milicinë seperatiste të mbështetur nga Rusia. Materiali, i cili sjell detaje nga vija e parë e frontit dhe është përgatitur nga televizioni Sky News.

Të pajisur me kamera me rreze infra të kuqe, forcat ukrainase monitorojnë trupat dhe pajisjet në anën tjetër të të ashtuquajturës tokë e askujt, për të cilën palët kanë pretendime.

Duke folur në vijën e parë të frontit, Anatolii Semenenko, komandant i një kompanie në ushtrinë ukrainase, thotë se forcat ushtarake të vendit të tij kanë ndryshuar tashmë mendësi.

“Tashmë e dimë me siguri se kush është armiku, sepse në vitin 2014, kur filloi lufta, ishte e vështirë për njerëzit në Ukrainë të besonin se fqinji ynë, të cilin e konsideronim si vëlla, do të na sulmonte. Pra, ne kemi ndryshuar mendësi, jemi larguar nga Bashkimi Sovjetik, dhe jemi gati”.

Vetëm disa kilometra larg, në një qytet minierash pranë kufirit, rrugët janë të pothuajse të zbrazura, konflikti i ka lënë ato bosh. Ata pak që dalin jashtë, janë tejet të vetëdijshëm mbi rrezikun.

Danya Kharchenko, një 13-vjeçar që jeton pranë kufirit, shkon me biçikletë në një rezervuar aty pranë për të peshkuar. Ai përdorur teknikën që i ka mësuar xhaxhai i tij.

Xhaxhai është një prej shumë atyre që janë larguar nga qyteti për shkak të luftës.

“Kur të qëllojnë, duhet të fshihesh pas një kodre nëse je në një terren të hapur. Nëse je në qytet, duhet të vraposh drejt ndonjë strehëze ose bodrumit, nëse është i hapur. Në fillim ishte e frikshme, por tashmë jemi mësuar me (zhurmën) e automatikëve. Nuk është më aq e frikshme sa në fillim“, thotë ai.

Gjatë 13 viteve të jetës së tij, rreth gjysmën Danya e ka kaluar nën konflikt. Këtë vit ai përballet me një tjetër Krishtlindje në luftë./voa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme