Një gjykatë në Ukrainë ia ka ngrirë pronat ish-presidentit Petro Poroshenko si pjesë e një hetimi për dyshimet për tradhti të lartë, njoftoi të enjten Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Prokurorët ukrainas kanë thënë se Poroshenko ka qenë i përfshirë në financimin e separatistëve të përkrahur nga Rusia në lindje të Ukrainës më 2014 e 2015. Ai i ka mohuar akuzat, shkruan Reuters.
“Gjykata vendosi ta konfiskojë pronën e të dyshuarit, që i përket atij sipas së drejtës për pronësi”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Muajin e kaluar, prokurorët i kërkuan një gjykate ukrainase që Poroshenko të arrestohet me mundësi të lirimit me kusht me rreth 37 milionë dollarë dorëzani.
Poroshenko, një ndër qytetarët më të pasur të Ukrainës, ka qenë jashtë vendit nga fundi i dhjetorit dhe nuk e ka komentuar vendimin e gjykatës. Ai ka thënë se planifikon të kthehet në Ukrainë më 17 janar.
Aleatët e tij thanë se konfiskimi i aseteve është rezultat i hakmarrjes personale të Presidentit Volodymyr Zelenskiy. “Një president i dobët, i përdor ndjekjen penale të drejtuar, hetimet e drejtuara dhe drejtësinë e drejtuar për t’i dënuar kundërshtarët”, tha pas vendimit të gjykatës Volodymyr Ariev, deputet nga partia e Poroshenkos.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...