Dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Fatos Ukaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Ai, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur për arsyet e këtij vendimi.
“Në kushte normale, dorëheqja është një akt, i cili merret për shumë arsye, e një prej tyre këtu është pamundësia e vazhdimit të bashkëpunimit në kuadër të fakultetit dhe dëshira ime që t’u jap mundësi anëtarëve të stafit akademik në Fakultetin Ekonomik që të zgjedhin rrugën e vet, për të realizuar atë çka e synojnë”, tha ai.
Ukaj u shpreh se gjithçka ka filluar me një inicim të kërkesës për shkarkimin e dekanit, përcjell Klankosova.tv.
“Gjithçka ka filluar me një inicim të kërkesës për shkarkimin e dekanit dhe sigurisht se ajo është pika e fundit, në të cilën unë kam vendosur që duhet të tërhiqem. Është shqyrtuar ajo iniciativë nga ana e senatit të Universitetit të Prishtinës dhe është hedhur poshtë si jo e rregullt dhe e paarsyetuar, prej të gjitha shpifjeve që i kanë bërë për mospunën e dekanit dhe kjo kthehet pas si një histori”, tha ai.
Ish-dekani tha se vendimi i tij ka të bëjë edhe me rastin e konkursit për staf akademik.
“Gjithçka fillon në rastin e konkursit për staf akademik, i cili është shpallur në fund të muajit maj të vitit 2021 dhe qëndrimi im ka qenë në pozicionin e moslejimit të manipulimit dhe dëmtimit të kandidatëve, karshi kërkesave të një grupi të stafit për ndërhyrje në konkurs, shkaku i nepotizmit, apo shkaku i bindjeve të veta se dikush nuk e meriton të hyjë në Fakultetin Ekonomik, sepse ka ndonjë pengesë personale, apo çfarëdo qoftë”, u shpreh Ukaj.
Ai tha se stafi në kuadër të Fakultetit Ekonomik dhe në këshill ka edhe ndërlidhje politike.
“Stafi në kuadër të Fakultetit Ekonomik dhe në këshill ka edhe ndërlidhje politike, shumica janë anëtarë të LDK-së e PDK-së dhe sigurisht se është bërë një koalicion, në mënyrë që gjatë punës së këshillit, ka pasur aktivitete sabotuese dhe shantazhuese dhe konsideroj se ka edhe elemente të tilla”, tha tutje Ukaj.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...