Mjeku ligjor, Naim Uka, i cili është edhe pjesë e ekipit kosovarë që po gërmojnë në Rashkë të Serbisë për gjetjen e mbetjeve mortore, që dyshohet të jenë të shqiptarëve të Kosovës, thotë se shteti i Kosovës s’e ka idenë që provat e tilla shkencore dhe faktike janë dëshmitë e mirëfillta për autorësin e krimeve në Kosovë.
Uka, përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjykata Speciale po vazhdon punën e saj në procedimin e rasteve të dyshuara për krime të luftës në territorin e Kosovë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në anë tjetër sipas tij, në Rashkë po vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore që dyshohet të jenë të të pagjeturve shqiptar të ekzekutuar gjatë luftës nga forcat serbe, por edhe me gjithë këto fakte, shteti i Kosovës po hesht.
Reagimi i plotë i Ukës:
Gjykata Speciale dhe Krimet e Luftës
Derisa Gjykata Speciale vazhdon punën e saj në procedimin e rasteve të dyshuara për krime të luftës, në territorin e Kosovë, në një lokacion brenda territorit të Serbisë gjenden mbetje mortore, që me shumë gjasa u takojnë të pagjeturve të ekzekutuar, varrosur, zhvarrosur dhe rivarrosur gjatë luftës në Kosovë.
Kurse, Institucionet e Republikës së Kosovës nuk i’a kanë haberin që provat e tilla shkencore dhe faktike janë dëshmitë e mirëfillta për autorësin e krimeve në Kosovë!
Kurse, profesionistët mjekoligjorë kosovarë që marrin pjesë kudo që ka informata për varreza individuale apo massive, jo vetëm në Kosovë e Serbi, anashkalohen, injorohen dhe përbuzen skajshmërisht nga individë të caktuar, për përfitime personale karrieriste…
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...