Google ADS

Uka për gërmimet në Rashkë: Shteti jonë nuk e ka haberin që provat e tilla shkencore dhe faktike janë dëshmitë e mirëfillta për autorësin e krimeve në Kosovë

12:12 | 18 Nëntor 2020
L G

Mjeku ligjor, Naim Uka, i cili është edhe pjesë e ekipit kosovarë që po gërmojnë në Rashkë të Serbisë për gjetjen e mbetjeve mortore, që dyshohet të jenë të shqiptarëve të Kosovës, thotë se shteti i Kosovës s’e ka idenë që provat e tilla shkencore dhe faktike janë dëshmitë e mirëfillta për autorësin e krimeve në Kosovë.

Uka, përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjykata Speciale po vazhdon punën e saj në procedimin e rasteve të dyshuara për krime të luftës në territorin e Kosovë ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në anë tjetër sipas tij,  në Rashkë po vazhdojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore që dyshohet të jenë të të pagjeturve shqiptar të ekzekutuar gjatë luftës nga forcat serbe, por edhe me gjithë këto fakte, shteti i Kosovës po hesht.

Reagimi i plotë i Ukës:


Gjykata Speciale dhe Krimet e Luftës

Derisa Gjykata Speciale vazhdon punën e saj në procedimin e rasteve të dyshuara për krime të luftës, në territorin e Kosovë, në një lokacion brenda territorit të Serbisë gjenden mbetje mortore, që me shumë gjasa u takojnë të pagjeturve të ekzekutuar, varrosur, zhvarrosur dhe rivarrosur gjatë luftës në Kosovë.

Kurse, Institucionet e Republikës së Kosovës nuk i’a kanë haberin që provat e tilla shkencore dhe faktike janë dëshmitë e mirëfillta për autorësin e krimeve në Kosovë!

Kurse, profesionistët mjekoligjorë kosovarë që marrin pjesë kudo që ka informata për varreza individuale apo massive, jo vetëm në Kosovë e Serbi, anashkalohen, injorohen dhe përbuzen skajshmërisht nga individë të caktuar, për përfitime personale karrieriste…

Të ngjashme