Shtatorja e kryeministrit Albin Kurti është zbuluar në fshatin Peran të Podujevës.
Kjo vepër është vendosur në oborrin e mërgimtarit Sabedin Uka, vlera e të cilës ka thënë se është rreth 50 mijë eurove.
Uka në një deklaratë për Arbresh.info ka thënë se ky projekt ka marrë kohë një vit dhe se kjo shtatore i kushtohet një lideri të fortë si Kurti.
“Shtatoren e kemi bërë për tre vjetorit që ka fituar Albin Kurti. Ideja ka qenë e imja, e kam menduar që një vit për ta publikuar në këtë datë. Ka qenë një ide për me punu ne për kryeministrin, jo vetëm ai për ne. Projekti ka marrë kohë një vit. Ka kushtuar rreth 50 mijë euro. Ne e dojm kryeministrin dhe e njohim si një lider i fortë.”, tha Uka.
Pas përurimit fshatarët që ishin mbledhur aty, ia morën valles me rastin e kësaj përmendore që prej sot ka zënë vend në fshatin e tyre, në dyert e oborrit të një mërgimtari që jeton në Spanjë./Arbresh.info
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...