Google ADS

Uka: Pandemia nuk ndalet me doracak, e aq më tepër me doracak të kopjuar

15:41 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Fitim Uka ka komentuar gjendjen e krijuar në vend pas rasteve të reja me Covid 19.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se pandemia nuk ndalet me doracak, e aq më tepër me doracak të kopjuar, shkruan arbresh.info.

Uka ka shtuar gjithashtu se qeveria e re, siç e ka quajtur qeveri ilegale ka zgjedhur gjumin në vend të veprimit.

“Pandemia nuk ndalet me doracak. Aq më tepër, jo me doracak të kopjuar e të pa përshtatur për realitetin tonë.

Pse kjo qeveri ilegale nuk e ka idenë se çfarë po bën me pandeminë tregojnë numrat.

Me 15 prill i kishim 342 raste aktive. Ishin masat e Qeverisë Kurti që e ulën numrin në 199 deri me 30 maj. Rastet aktive janë dyfishuar në 5 ditë e fundit. Sot, kemi 755 raste aktive me COVID-19.

Por, numri në rritje nuk po i bën përshtypje qeverisë ilegale dhe në vend të veprimit ka zgjedhur gjumin e thellë. Kjo apati do të na kushtoj edhe në ditët në vazhdim.

Ministri ilegal i shëndetësisë, në dy javët e para në detyrë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret përveç publikimit të një manuali edhe ndonjë fotografie, herë me maskë e herë pa maskë!

Prandaj, të dashur, keni kujdes të shtuar, sepse vetëm kujdesi ynë mund të na shpëtoj’, ka shkruar Uka.

Ndryshe javë më parë numri i rasteve të reja të prekura me Covid 19 ishte zero, por kjo ka ndryshuar ditët e fundit duke arritur në rreth 150 raste të reja në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme