Google ADS

Uka: Ky mashtrues nuk mund të jetë kryeministri im

14:15 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka reaguar pas votimit të Qeverisë së re te udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Uka përmes një postimi në facebook e ka qujatur mashtrues Hotin, teksa ka thënë se nuk mund të jetë kryeministër i tij, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar gjithashtu se sot është grabitur pushteti.

“Ky mashtrues nuk mund të jetë kryeministri im!
Kush ia bëri votat Qeverisë Huti?
Sa vota i pati sot?
Ky pra është morali i kastës politike që grabitën pushtetin.”, ka shkruar Uka.

Ndryshe, sot me 61 vota për, është zgjedhur kryeministër i Kosovës.

24 deputetë të tjerë kanë votuar kundër ndërsa kishte vetëm një abstenim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme