Google ADS

Uka ironizon me LDK-në: Pse nuk e telefonuat mikun, presidentin Thaçi për ndihmë në 1 të natës

11:51 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

“Pse nuk telefonuat mikun, presidentin Thaçi të ju ndihmoj”.

Kështu ka ironizuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka në seancën e sotme, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar se Thaçi do të ishte në gjendje t’i ndihmonte në çdo kohë.

“Nuk e kam shumë të qartë pse kolegët e mijë nga LDK po ankohen kaq shumë kur kanë mundur që mbrëmë në orën 1 të natës të shfrytëzojnë opsionin ‘telefono mikun’, të telefonojnë presidentin Thaçi i cili ka zell gjithmonë t’i ndihmoj”, ka thënë ai.

Uka ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Zgjidhja më e mirë është që ta dërgojmë në shtëpi këtë qeveri ilegale, dhe t’i kthehemi zgjedhjeve”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme