Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka deklaruar se gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës është përballur me provokime dhe ofendime të vazhdueshme, kryesisht nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të cilin tha se nuk e din se si duhet të parandalohet pandemia.
Ne emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Uka mes tjerash ka kritikuar edhe kryeministrin, Avdullah Hotin, për te cilin tha se nuk po i mban premtimet, i ndryshon deklaratat dhe se dyshon që na e kanë ndërruar kryeministrin rrugës nga Amerika për në Kosovë.
“Ka pas një debat që nga ana e LVV ka qenë i argumentuar, ndërkaq ajo çka kemi dëgjuar prej qeverisë ilegale janë akuza të pabaza, madje edhe sharje e fyerje, të cilat nuk i bëjnë nder kësaj qeverie dhe opinionit publik që na dëgjon”.
“Jam përpjekur që të vë në pah mashtrimet dhe premtimet e pa mbajtura te kësaj qeverie, por jam përballur me ndërprerje të vazhdueshme dhe fyeje nga Armend Zemaj”.
“Me gjithë respektin për këtë ministër ilegal që është jurist me profesion, i cili nuk e di se si duhet të parandalohet pandemia, etiketimet e tij për përgatitjen time profesionale janë shfryrje e mllefit”.
Uka po ashtu u shpreh se pas aftësisë së Zemajt për ta detektuar COVID-in me sy, pret prej tij, siç u shpreh, edhe një shpikje tjetër se si identifikohet ky virus me shqisat tjera.
“Nuk e kam problem që të njoh meritat e secilit ministër, por s’mund të pranojë që dikush të krekoset në Kuvend për menaxhimin e pandemisë”.
“Çfarë shembulli mund të jemi ne në këtë fushë tani kur kemi këtë shkallë të vdekshmërisë. Në Republikën çeke ka dhënë dorëheqje ministri i tyre i shëndetësisë për shkak të numrit të rasteve dhe vdekjeve në raport me numrin e popullatës, ndërsa tek ne kemi më shumë dhe ministri i shëndetësisë lavdërohet”.
“Secila prej pikave te raportimit të Hotit në Kuvend e nxjerr në pah dobësinë e kësaj qeverie”.
“Deklaratat e tij ndryshojnë aq shpesh, premtimet e tij nuk mbahen asnjëherë dhe dyshoj që na e kanë ndërruar kryeministrin rrugës nga Amerika për në Kosovë”.
“Kjo lloj pakoje e ka një defekt të madh, siç është tërheqja e trustit dhe prej kësaj forme të intervenimit konsiderohej që do të përfitojnë kategoritë më të varfra, ndërsa evidencat tregojnë se shuma mesatare që ata mund t’i tërheqin nuk e kalon 30 euro”.
“Kundërshtimi ynë s’ka të bëjë me asnjë lojë politike. Nuk do ta kenë mbështetjen tonë për këto lloje të ligjeve që do ta rrezikojnë stabilitetin ekonomik të vendit”.
“Ky sistem qeverisës është i kalbur. Ajo çka ka ndodhur në SHBA, me këto zotime është në dëm të vendit”.
“Gjatë gjithë seancës ne sot kemi qenë të provokuar. Unë për asnjë moment nuk jam kthyer ndaj atij ministri ilegal, e kam ndjekur rrugën time. Këtu mbase jam treguar psikolog i mirë, se po të kishte qenë dikush tjetër ndoshta do të kishte reaguar, se fundja ne njerëz jemi, rrëmbehemi”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...