Ujku mbyt 12 dele në fshatin Strellc

10:49 | 17 Qershor 2021
Arbresh.info

Komuna e Deçanit nëpërmjet një komunikate njofton se është sulmuar kopeja e deleve të fermerit Ramë Mujaj nga Strellci i Epërm nga ujku, dhe nga ky sulm, së paku 12 copë dele janë mbytur nga ujku. 

 “Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë është edhe trishtueshëm” tregon pronari i kësaj ferme. Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mund ti mbys delet .

Drejtori e Bujqësisë bashkë më inspektorin komunal kanë dal sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku .Pronari i kësaj ferme Ramë Mujaj  tërhequr vërejtjen fermerëve tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë teren dhe mund ti sulmoi edhe kopetë tjera që ka ky fshat./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme