Doktorët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për herë të parë trajtuan një rast të pacientit i cili u kafshua nga ujku.
Pesë vjeçari nga një fshat i Hanit të Elezit mori lëndime të rënda trupore në kokë, duar, bark e këmbë. Ai po trajtohet në QKUK dhe gjendja shëndetësore e tij, sipas mjekëve është stabile.
Loja me top, gati përfundoi me tragjedi për pesë vjeçarin A. Suma, nga fshati Dimcë i Komunës së Hanit të Elezit. Ai pasditen e djeshme u sulmua nga një kafshë jo e zakonshme, derisa po luante me motrat e vëllain e tij.
Ishte ora gati gjashtë e pasdites. Pesë vjeçari A.Suma po luante në një arë pranë shtëpisë së tij. Por loja atyre iu ndal nga një ‘mysafir’ jo i këndshëm. Ujku u shfaq në mes të arës, duke iu vërsulur atyre. Kafsha e egër kishte arritur që ta kafshojë pesë vjeçarin, duke i shkaktuar kështu lëndime jo të lehta trupore.
Ai u tërhoq zvarrë nga ujku për disa metra. Si pasojë, A.Suma mori lëndime në kokë, krah, këmbë e bark.
Fatmirësisht pesë vjeçari u shpëtua nga axha i tij, i cili e kishte marrë nipin dhe me urgjencë e kishte dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
E babai i A. Sopës, Mitati i cili ndodhet bashkë me djalin e tij në QKUK, ka shpjeguar se nuk ishte në shtëpi në momentin kur djali i tij u sulmua nga ujku. Ai ka thënë se nuk është hera e parë që në fshatin e tij janë parë ujqërit.
“Unë nuk kam qenë në shtëpi kur u sulmua djali. Kam arritur në QKUK disa orë pas. Vëllai im ka qenë aty edhe e ka sjellë këtu në spital. Djali po na thonë që është mirë. Ka disa dhimbje e po qan gjithë kohën”, tregon prindi ai.
“Ujku edhe më herët është parë në fshat”, thotë Mitati.
Mjekët: Pesë vjeçari përveç lëndimeve trupore pësoi edhe traumë
E nga kafshimet e ujkut, pesë vjeçari ka marrë edhe trauma psikologjike. Për Express, detaje rreth gjendjes shëndetësore të pacientit në fjalë ka dhënë sot edhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Zejnë Buja, aty ku A.Sopa do të qëndrojë edhe për disa ditë.
“Gjendja aktualisht është stabile. Ne për shkak të traumës psikike që ka përjetuar fëmiu e kemi thirrë edhe psikologun. Ekziston mundësi e madhe për infeksion. Sepse ai u kafshua nga një ujk. Andaj ne do ta mbajmë ende këtu nën mbikëqyrje”, tregon tutje doktor Buja.
E ndërkohë psikologu Klinik i cili po merret me aspektin psikik të pesë vjeçarit, Besnik Kadriu ka folur për gjendjen e pacientit.
“Sapo biseduam me fëmijën. Për momentin ai kishte një shqetësim emocional që e manifestonte edhe me labilitet emocional. Ai po merr trajtime shëndetësore. Ne po e përcjellim gjendjen e tij. Do të mundohemi të lidhemi edhe me familjarët që ta kemi një aleancë për ta përcjellë më lehtë gjendjen e tij”, ka deklaruar për Express, psikoterapeuti, Besnik Kadriu.
E në vendin e ngjarjes gjatë ditës së sotme kanë dal edhe zyrtarë nga ana e policisë së Kosovës. Ata thonë se rastin po e hetojnë./GazetaExpress/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...