Emrush Ujkani, njohës i integrimeve evropiane, ka thënë se edhe vendimi i njëanshëm nga qeveria për rritje rrogash për vete, mund të ndikojë direkt apo indirekt në vendimin e Evropës për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, ky vendim ndikon në agjendën evropiane të Kosovës sepse nga ndërkombëtarët mund të shihet si veprim i ngutshëm, dhe që jep fryte në luftën ndaj korrupsionit.
“Nuk duhet ta shohim ndaras këtë çështje. Gjyqësori në Kosovë nuk është se s’ka qenë në nivel të mirë të pagave edhe më herët. Shumë statistika kanë treguar se gjyqtarët dhe prokurorët tanë janë paguar mirë edhe më parë. Para se të vijë ligji për qeverinë, doli vendimi i papritur. Nuk do koment, pos që nuk i është dashur Kosovës. Ne po harrojmë që duke vepruar kësisoj jo vetëm që po veprojmë kundër progresit dhe zhvillimit ekonomik, sikur apriori dhe me vetëdije po i shkelim konceptet e Kushtetutës së Kosovës. Në vendin tonë shteti është punëdhënësi kryesor, dhe jo vetëm që është por po kërkohet rritja e pagave në një sistem ku administrata lë shumë për të dëshiruar. Në institucionet shtetërore ka vende ku duhet të ketë orientim. Kjo ishte e ngutshme. Po del kundër veprimeve dhe kërkesave nga BE-ja. Është veprim i ngutshëm dhe madje e tha edhe sot Apostolova. Është barrë, ngarkesë shumë e madhe për Kosovën. Një veprim i tillë mund të ndikojë edhe në agjendën evropiane dhe indirekt edhe në liberalizim të vizave, sepse është vendim politik”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Ujkani po ashtu ka thënë se deklaratat se liberalizimi është i sigurt sivjet janë të ngutshme. Ai ka thënë se Komisioni Evropian akoma s’ka dhënë propozimin konkret dhe nuk pret që para fundit të vitit të merret vendimi.
“Objektivisht nuk janë prekur kushtet që të ketë vendimmarrje tani. Njerëzit që i njohin këto çështje e dinë që për të marrë vendim duhet deri në 6 muaj kohë. Kemi pasur misione të Evropës këto javë në Kosovë, por nuk e besoj dhe nuk i dimë rezultatet konkrete. Nuk e dimë propozimin konkret. Nëse Komisioni jep rekomandimin tash, institucionet e BE-së nuk do të marrin vendim para tetorit. Jo domosdoshmërish mund të marrë kohë. Mund të vendoset në fillimin e dhjetorit në samitin e famshëm të BE-së e nëse Kosova i ka marrë të gjitha masat atëherë nuk shoh problem që kjo të jetë e zbatueshme edhe nga janari, por po flas që tani kjo vendimmarrje konkrete për liberalizimin e vizave është pak e ngutshme. Ky optimizëm na ka mbajtur, por na ka mashtruar për kohë të gjatë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi është hapi kryesor për vendimin për liberalizim vizash.
“Demarkacioni e bën diferencën, jo se kemi fakte tjera se kemi bërë progres të madh në luftën kundër korrupsionit. Demarkacioni do të jetë përcaktues. Por objektivisht duke e ditur se jemi në proces të ngarkuar në BE nuk shoh se mund të ketë vendim tani”, ka deklaruar më tej Ujkani./Koha.net/
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...