Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina ” njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.
Sipas kompanisë, me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
“Ky aksion ka filluar në janar 2018 dhe si i tillë do të vazhdojë deri në dhjetor 2018. Për 6 muaj janë realizuar gjithsej 1185 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Gatishmëria dhe përkushtimi maksimal i ekipeve të shkyçjes, ka bërë që konsumatorët e deritanishëm borxhlinj, të vetëdijësohen për rëndësinë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. KRU ”Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t,i shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes”, thuhet në komunikatnë e ujësjellësit ‘Prishtina’.
KRU ”Prishtina” ka ftuar konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet.
“Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët. Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike”, thuhet në komunikatë.
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...