Uji në liqenin e Badovcit arrin nivelin më të lartë

22:06 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Reshjet e mëdha të shiut të kohëve të fundit, por edhe shiu i rrëmbyeshëm që ra mbrëmë gjatë natës në shumë pjesë të Kosovës, kanë ndikuar që liqeni i Badovcit të arrijë kuotën maksimale të ujit.

Për shkak të nivelit më të lartë të ujit, përveç përmes kanaleve, uji po derdhet edhe mbi murin e betontë të pendës së liqenit artificial.

Me një situatë të ngjashme ky liqe është përballur edhe dy vjet më parë.

Nga liqeni i Badovcit me ujë furnizohen 30 për qind e banorëve të Prishtinës, pastaj furnizohen edhe Graçanica, Kishnica, Hajvalia dhe Veterniku.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi që dëshmojnë mbushjen e liqenit me ujë dhe rrjedhjen e ujit edhe sipër murit të betontë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme