Çështja e ujit në Vushtrri ka qenë ajo që ka nxitur debatin më të ashpër në mes të dy kandidatëve për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi i PDK-së e Xhafer Tahiri i LDK-së.
I pari ka garantuar se nuk ka lagje në qytetin e Vushtrrisë në të cilën nuk ka ujë të pijes, 24 orë. Ndërsa ka thënë se është shtrirë rrjeti për shumicën e fshatrave dhe deri në vitin 2018 do të furnizohen me ujë.
Por nga ana tjetër, Xhafer Tahiri, ka thënë se Fabrika e Ujit në Vushtrri është investimi më i madh kapital në këtë qytet, por edhe afera më e madhe korruptive në këtë qytet.
“Vetë z. Idrizi ka thënë se Fabrika ka kushtuar 7 milionë euro, ndërsa janë paguar 9 milionë euro. Në momentin që unë do të vijë kryetar, do të kërkojë nga Prokuroria që të ketë një hetim të plotë se si ka rrjedhur i gjithë projekti. Dyshojmë se është keqpërdorim i pastër i parasë publike. Së pari projekti i është dhënë një kompanie që nuk ka pasur lidhje me ndërtim fabrikash uji, ndërsa janë anashkaluar kompani me përvojë të madhe në këtë punë”, ka thënë Tahiri.
Përtej kësaj Tahiri ka thënë se “nuk e kupton se si ka moral dikush që të thotë se ka ujë në qytet 24 orë”, derisa ka lexuar mesazhe të qytetarëve që thonin se nuk kanë ujë.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...