Google ADS

Uji i turbullt në Deçan, a ka vend për shqetësim? MSH del me njoftim

21:23 | 15 Maj 2022
A. B.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me sot me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” në Pejë janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, pas shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.

Siç njofton MSH-ja, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.

Po ashtu, MSH njofton se nuk ka vend për shqetësim.

Njoftimi i plotë:

Sot, Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKShPK se, me kërkesë të ndërmarrjes regjionale “Hidro-Drini” (ujësjellësi) në Pejë, janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit, nisur nga shqetësimi se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave. Janë bërë analizat fiziko-kimike, nesër dhe pasnesër do t’i kemi edhe analizat bakteriologjike të këtyre mostrave.

Në koordinim me ministrin e pushtetit lokal – z. Elbert Krasniqi, Zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka komunikuar me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për t’u informuar për nga më afër.

Gjithashtu, MSh është në kontakt të vazhdueshëm edhe me IKShPK edhe me Zyrën rajonale të IKShPK në Pejë dhe me Ministrinë e Ekonomisë – dikasterin përkatës qeveritar, që i mbulon ndërmarrjet e ujësjellësëve.

Nuk ka vend për shqetësim, MSh është në komunikim të vazhdueshëm me instancat përkatëse. Nesër, bashkë me përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, zyrtarë të MSh-së do të jenë në Pejë, tek qendra rajonale e IKShPK-së dhe në Deçan, ku do të takohet me strukturat e pushtetit lokal dhe drejtues tëv QKMF-së atje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme