Ilir Morina, kryeshef i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), tha se “Java e ndryshimeve klimatike”, është një mundësi e mirë për të vetëdijësuar popullatën për të mbrojtur ambientin në Kosovë.
Ai tha se edhe donacioni nga ShBA, do të shkojë për ambientin. “Mjetet e Sfidave të Mijëravjeçarit do të shkojnë edhe për një ambient më të pastër”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Morina tha se edhe kogjenerimi që është bërë në Prishtinë është një mundësi e mirë. “Edhe Biomasa është një formë e mirë. Ka forma edhe të tjera. Kroacia po e zhvillon një teknologji të re. Kjo metodë i është ofruar edhe Kosovës”, tha Morina.
Sipas tij populli i Kosovës, ka mundësi për të zhvilluar mjedisin. Ai bëri me dije se do të punohet edhe në krijimin e strategjisë për mbeturina për 10 vitet e ardhshme.
Morina tha se ka figura të ndryshme publike që kanë dhënë kontribut të madh për ambientin. “në botë është Al Gore, nga ShBA. Edhe në Kosovë duhet të ketë angazhim nga artistët. Ata do të ishte mirë të bëjnë këngë ose aktivitete të tjera”, tha ai.
Morina ka folur edhe për një lajm që së fundi bëri bujë nga Itali për ujin nga Kosova. “Unë i siguroj banorët e Kosovës, që uji në Kosovë është shumë cilësor. Ne do të kërkojmë edhe nga ata analizat që i kanë bërë ata në Itali”, tha Morina.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...