Google ADS

Uji i ambalazhuar i shumë firmave të njohura, i ndotur nga grimcat plastike

23:45 | 15 Mars 2018
M. A.

Uji në shishe i shumë markave të njohura në botë është i ndotur nga grimca mjaft të vogla plastike, rreziqet e të cilave ndaj shëndetit mbeten ende të panjohura, sipas një studimi.

Shkencëtarët kanë testuar ujin në shishe në nëntë shtete (Brazil, Kinë, SHBA, Indi, Indonezi, Kenia, Liban, Meksikë, Tajlandë), sipas një përmbledhjeje të studimit të publikuar dje nga platforma mediatike jo-fitimprurës ”Orb Media”.

Përbërës plastikë u gjendën në 93% të kampioneve të marra në shishe të markave të ndryshme si Evian, Nestle Pure Life, San Pellegrino, Aqua, Aquafina apo Dasani.

Bëhet fjalë kryesisht për polipropilen, najlon dhe polietileni tereftalat (PET).

Mesatarisht, hulumtuesit gjetën në çdo litër ujë (10,4 grimca me një madhësi rreth 100 mikronë (0,10 milimetër).
Grimcat më të voglat në madhësi ishin edhe më të shumta, mesatarisht 314,6 për litër ujë.

”Besoj se kjo vjen nga procesi i ambalazhimit në shishe plastike. Kam bindjen se pjesa më e madhe e lëndëve plastike vjen nga vetë shishja, nga tapa, nga procesi industrial i paketimit”, pohoi për median, Sherri Mason, pedagoge në Universitetin e Shtetit të Nju Jorkut.

-Rreziqe të pazbuluara-

Uji në shishe qelqi përmban gjithashtu mikro elementë plastikë.

Shkalla e rreziqeve të paraqitura nga këto ngrimca për shëndetin e njeriut është ende e panjohur.

”Ekziston një lidhje me disa lloje kanceri, si pakësimi i sasisë së spermatozoidëve apo edhe me shtimin rasteve të disa sëmundjeve si çrregullimi i përqëndrimit apo sëmundja e autizmit”, deklaroi Mason.

Sipas saj është e vërtetuar se këto sëmundje të ndryshme kanë lidhje me praninë e produkteve kimike në mjedis, përcjell Atsh.

Një studim i mëparshëm i publikuar nga ”Orb Media” nxori në pah se grimca të vogla plastike ishin gjithashtu të pranishme në ujin e rubinetit, por në sasi shumë më të vogla.

”Uji i rubinetit, në përgjithësi është shumë herë më i sigurtë se uji në shishe.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme