Google ADS

Uji depërton në Klinikën e Pediatrisë, pacientët detyrohen të largohen nga dhomat

12:14 | 5 Tetor 2024
E.K

Gazetari dhe njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija, njoftoi se mbrëmë uji ka depërtuar në dhomat e Klinikës së Pediatrisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ndau një fotografi që ilustron situatën, duke treguar ujin në dyshemenë e klinikës.

Vitija sqaroi se për shkak të këtij problemi, pacientët janë detyruar të largohen nga dhomat e tyre.

“Shiu deperton ne dhomen e pacienteve ne objektin e vjeter te Klinikes se Pediatrise. Mbreme pacientet jane detyru me u largu nga dhoma per shkak te ujit. Ky objekt eshte izoluar vitin e kaluar me kredi nga Banka Boterore. Rreth 1.2 milione euro jane shpenzu per izolim te disa klinikave ne QKUK”, shkroi ai./Arbresh.info


Të ngjashme