Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, ka reaguar pas publikimit të lajmit se një poster i kandidatit për deputetë nga radhët e PDK-së,Bekim Haxhiu ishte vendosur në zyret e ujësjellësit në Komoran të Drenasit.
Në reagimin e KRU “Prishtina” thuhet se kjo kompani është distancuar nga çdo llojë përkrahje e fushatës apo idividividëve politik, bënë thirrje tek të gjithë, që në asnjë llojë forme mos të përdoret për fushatë politike.
“Duke u nisur nga rasti i sotëm i raportuar në media, ku në njërën nga pikat tona është vendosur poster I një personi politik, ju njoftojmë se ky poster është larguar menjëherë nga dritaret e zyrës sonë ngase një veprim i tillë është I papranueshëm për kompanin tonë. KRU “Prishtina”sh.a është shoqëri aksionare, e cila funksionon me shërbime në 8 Komuna dhe si e tillë obligim dhe detyrë e sajë është që në këto Komuna ti ofrojë shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmajtje të ujërave të zeza dhe në asnjë mënyrë nuk përfshihet në çfardo fushate politike”, thuhet në reagimin e Ujësjellësit./Arbresh.info.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...