Hajvalia konsiderohet fshati me më së shumti borxhe ndaj KUR “Prishtina”.
Elez Gashi i ka 1300 euro borxh Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”. Për mospagesë të borxheve ai është shkyçur nga shërbimet e ujësjellësit, raporton KTV.
Ai, fillimisht, ishte paralajmëruar nga kompania për shkyçje eventuale nëse nuk e shlyen borxhin, por Gashi thotë se nuk ka mundësi të paguajë.
Njëjtë si Gashi, gjatë së martës janë shkyçur edhe shumë banorë të tjerë në fshatin Hajvali. Hajvalia konsiderohet fshati me më së shumti borxhe ndaj KUR “Prishtina”.
Më shumë se 1400 shtëpi konsumatore të këtij fshati, i kanë borxh ujësjellësit mbi 1 milion euro.
Gjatë ditës së mërkurë do të vazhdohet me shkyçje në fshatin Makovc, Llukar, Bardhosh, Besi, Trudë dhe të gjitha fshatrat e tjera të kyçura në gypin magjistral Albanik-Prishtinë.
50 milionë është borxhi total që konsumatorët kanë ndaj kësaj kompanie.
Ndërsa, 52 mijë konsumatorë kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte