Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka lajmëruar se nuk po aplikon reduktime të ujit të pijshëm.
Ata kanë treguar se mungesa e reshjeve ka ndikuar në rënien e nivelit të ujit nëpër liqene, shkruan lajmi.net.
Ky është njoftimi i plotë i KRU Prishtina:
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a., nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm, në asnjë zonë të shërbimit.
Ne, gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit.
E kemi sqaruar se mund të vijë një situatë e tillë, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, gjë që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.
Jemi të detyruar të sqarohemi dhe të reagojmë në këto orë të vona të mbrëmjes, për shkak të disa mediave ( pjesa dërmuese janë shumë korrekt në dhënien e informacioneve) se, kinse ujësjellësi në kohë pandemie po aplikon reduktime në lagjen Bregu i Diellit.
Po kush më mirë se ne, në kohë pandemie kemi mbajtur një furnizim jashtëzakonisht të mirë në të gjitha zonat operative.
Po kush më mirë se ne, kur punëtorët tanë duke e rrezikuar shëndetin nëpër pastrime kanalizimesh e rrjedhjesh të mëdha të ujit, duke u qëndruar besnik punës në shërbim të konsumatorëve!
Ju lutem, të jeni korrekt në shpërndarjen e informacionit.
Ju lusim që nëse merrni informacione të tilla nga ndonjë qytetar i ndonjë lagjeje, nuk iu kushton asgjë që të merrni edhe ndonjë deklaratë zyrtare nga KRU”Prishtina”sh.a.
Ne edhe dje , por edhe sot jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit te konsumatorët, ne jemi brenda kornizës së ARRU-së me presione e furnizim.
Konsumatorët nëse hasin në ndonjë problem eventual me mungesë uji , adresa e saktë orientuese është KRU”Prishtina” sh.a.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...