Google ADS

Ujësjellësi “Prishtina” lajmëron se këto lagje në Fushë Kosovë do kenë ndërprerje të ujit

20:34 | 10 Qershor 2021
Arditë Shkodra

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘KRU’, Prishtina njofton qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzim në Fushë Kosovës se gjatë ditës së nesërme do të kenë mungesë me furnizim të ujit të pijshëm.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të KRU-së në Facebook, transmeton arbresh.info

Arsyeja e ndërprerjes sipas KRU është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 10 qershor – Të nderuar konsumatorë, ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/ Kuzmin në Fushë Kosovë se, gjatë ditës së nesërme 11 qershor 2021, e premte do të keni mungesë të furnizimit me ujë duke filluar nga ora 08:00 deri diku në orët e pasdites apo edhe deri në mbrëmje.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është realizimi i punimeve teknike në infrastrukturën e rrjetit të ujit dhe se kohëzgjatja e intervenimit
është për arsye se, vendi ku do të zhvillohen punimet është përplot me baltë dhe mbeturina.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit, si çdoherë do e bëjnë të pamundurën në realizimin sa më të shpejt të punimeve.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Të ngjashme