KRU ” Prishtina ” sh.a. njofton sërish të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga 25 janari 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Brenda tre muajve, janë realizuar mbi 470 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 2500 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1000 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Për këtë akcion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar 50 ekipe të shkyçjes.
Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.
Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.
Borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU”Prishtina” sh.a. është rreth 50 milion euro.
KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që;
-T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,
-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,
-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...