Ujësjellësi i Prishtinës me ankesa ndaj qytetarëve për bllokimin e kanalizimeve

16:05 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e moskujdesit të qytetarëve të cilët pandërprerë vazhdojnë me hudhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, po bllokohen kanalizimet gjithandej.

Ujësjellësi i kryeqytetit ka paraqitur edhe një rast të tillë për të cilin njofton se është zhbllokuar kanalizimi nga ekipet e mirëmbajtjes.

“Këtu kemi një rast të tillë, i cili u pastrua/ zhbllokua gjatë ditës së sotme nga ekipet e mirëmbajtjes. Rasti ishte në rrugën ” Vëllezërit Bytyqi ” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ju lutemi për më shumë kujdes, po dëmtoni rrjetat e kanalizimit në objektet tuaja të banimit!”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

 

Të ngjashme