Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica ditë e shtunë më 24 qershor 2017 lëshon në përdorim ujësjellësin e fshatit Polac të Skenderajt.
Informohen banorët e fshatit Polac se projekti i rrjetit të ujësjellësit në Polac është pranuar teknikisht dhe që nga dita e shtunë qytetarët do të mund të furnizohen me ujë të pijëshëm.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit apelon te qytetarët që menjëherë të fillojnë legalizimin e ujëmatësve (orëve) në Kompaninë e Ujësjellësit njësia në Skenderaj karshi pagesës prej 5.90 euro. Gjithashtu obligohet qytetarët që të paguajnë ujin e shpenzuar.
Qytetarët e Polacit po ashtu këshillohen që në periudhën prej 24 orësh që nga lëshimi i ujit në rrjet të mos e përdorin ujin për pije ose ta përdorin pasi ta kenë vluar.
Projekti i ujësjellësit në Polac është projekt i financuar nga Komuna e Skenderajt dhe do të menaxhohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ndërsa kompania që ka kryer punimet në këtë projekt do të kujdeset për mirëmbajtjen e tij në periudhën 1 vjeçare pas lëshimit në funksion.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...