Google ADS

Ujërat e zeza mbulojnë një pjesë të Bardhoshit

21:20 | 22 Prill 2018
M. A.

Një hapësirë toke në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës është zhytur në fekale, pasi sipas banorëve është dëmtuar rrjeti i kanalizimit.

Situata e krijuar është bërë e padurueshme për ta. Me këtë problem ata thonë se po përballen tash e gjashtë muaj, derisa thirrjet e kërkesat që komuna të ndërhyjë aty nuk munguan. Por, sipas banorëve, ato hasen në vesh të shurdhër.

Drejtori për Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, i ka thënë Klan Kosovës përmes telefonit se ekipet do të dalin në teren të hënën, ku do të shikohet gjendja dhe mundësitë e sanimit të këtij problemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme