Lumenjtë e Kosovës aktualisht gjenden në një situatë alarmante. Mbeturinat dhe kanalizimet janë bërë të pandashme nga resurset ujore të Kosovës. Mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza ka bërë të pazgjidhshëm këtë problem deri më sot, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Të mbushur me bërllok e të vërshuar nga ujërat e zeza. Disa të turbullt. Disa të zinj korb. Kështu duken sot lumenjtë e Kosovës, shumë prej të cilëve tash e sa kohë kanë humbur hijeshinë prej lumi. Sitnica, Llapi e Drenica janë disa prej lumenjve të Kosovës, të cilët janë prekur në masë të madhe nga ndotja. Në vend se të ishin atraksione për turistët, Drini i Bardhë, Nerodimja e Lepenci janë shndërruar në absorbues të mbeturinave.
Si pasojë e ndotjes shumë prej lumenjve të Kosovës, sidomos ata që gjenden afër zonave të banuara urbane, janë bërë të papërdorshëm. Mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza ka bërë të pazgjidhshëm këtë problem deri më tash.
Nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH) thonë se ndërtimi dhe funksionalizimi i këtyre impianteve me rrjetet e tyre që do ta mbulonte tërë Kosovën ka kosto shumë të madhe, afro 700-800 milionë euro.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...