Google ADS

UEFA: Superkupa e Evropës me tifozë

14:09 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

UEFA do t’i hapë dyert për tifozët për Superkupën e Evropës mes Bayern Munichut dhe Sevillas.

UEFA ka njoftuar po planifikon që t’i rikthejë shikuesit në tribuna në ndeshjen e Superkupës së Evropës, transmeton lajmi.net.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 24 shtator në Budapest të Hungarisë dhe presidenti Aleksander Ceferin, në Asamblenë Gjenerale të ECA-s ka njoftuar se në këtë ndeshje do të lejohet 30 për qind e publikut.

“Jo gjithçka është normale, por shpejt do të jetë. Gjashtë muaj më parë gjithçka ishte ndalur, por tash jemi këtu. Duhet të jemi optimistë, futbolli është i fortë. Superkupa në Budapest do të jetë një pilot-test, i cili mund të na ndihmojë që ta kuptojmë se çka mund të bëjmë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme