UEFA ka njoftuar se shorti për play-offin e Ligës së Kombeve do të mbahet ditën e premte me 22 nëntor.
Pjesë e play-offit së këtij kompeticioni mund të jetë edhe Kosova, e cila tashmë po pret një vendim nga shtëpia e futbollit evropian, për ndeshjen e zhvilluar të premten në Bukuresht ndaj Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Ajo ndeshje është ndërprerë pas thirrjeve anti-Kosovë të tifozëve rumun, me kapitenin dardan, Amir Rrahmani i cili tërhoqi lojtarët nga fusha, për të mos u kthyer më.
Pasi “Dardanët”, vendosën të mos rikthehen gjyqtari i ndeshjes doli në fushë së bashku me futbollsitët rumun dhe i dha fund ndeshjes.
Pjesë e këtij shorti mund të jetë edhe kombëtarja shqiptare e cila nëse nuk arrin nesër një rezultat pozitiv ndaj Ukrainës, ka gjasa të dal e dyta në tabelë, varësisht nga epilogu final i ndeshjes tjetër, Çeki – Gjeorgji.
“Shorti i dytë përcakton çiftet e play-offit të Ligës B dhe C. Katër përfaqësueset e vendit të tretë nga Liga B do ta formojnë vazon e parë, me katër nënkampionët nga grupet e Ligës C në vazon e dytë”.
“Kombëtaret nga vazoja e dytë tërhiqen fillimisht, me ekipet e vazos së parë. Ekipet e vazos së parë do të luajnë në shtëpi në ndeshjet e kthimit. Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të luajnë kundër njëra-tjetrës”, shkruan UEFA të hënën.
Kujtojmë se ndeshjet e play-offit, do të luhen më 20 dhe 23 mars të vitit të ardhshëm./Arbresh.info
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...