Derisa ishte premtuar se do të ndërtohej një rrethrrotullim, ai përfundoj si udhëkryq. Është fjala për një pjesë që lidhet nga Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Burim Ukshini nga Lipjani pret çdo ditë më u lidhë me magjistralen Prishtinë – Ferizaj, por kjo nuk është brenga e tij e vetme.
“Kur do të përfundoj rrethrrotullimi nuk e di. Veturat po prishen dhe ne po kemi problem sepse aksidente po ka vazhdimisht”, ka theksuar ai.
Ky udhëkryq po u shkakton problem banorëve të Lipjanit dhe Janjevës, sepse ata duhet të presin të lidhen me magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
RTV Dukagjini ka pritur tërë ditën përgjgije lidhur me planin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), por ministria nuk ka dhënë përgjigje, e kalimtarët deri te rregullimi i këtij problemi duhet të kenë kujdes të shtuar.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...