Për më shumë se 5 muaj, Ministria e Tregtisë po e mban jashtëligjshëm Nol Buzhalën ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së vetme për nxitjen e investimeve, KIESA.
Në qershorin e 2018-s, pas përfundimit të mandatit të rregullt të Besian Mustafës, kabineti i ministrit Bajram Hasani e zgjodhi Buzhalën ushtrues detyre, raporton KTV.
Ligji për Shërbyesit Civilë, neni 30, pika 4, përcakton se, në rastet e mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet për më gjatë se tre muaj.
Megjithëkëtë, ministri Endrit Shala thotë se ka qenë e nevojshme që i njëjti të mbetet ushtrues detyre.
Por, ushtruesi i detyrës nuk ka kompetencat e plota të drejtorit, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë, KIESA, ka për kompetencë mbrojtjen dhe promovimin e investimeve në fushën e zhvillimit të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla, si dhe themelimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike.
Por, investimet e huaja direkte në Kosovë, në vitin 2018, kanë rënë për 22 përqind krahasuar me vitin paraprak, duke rënë në 200 milionë euro.
Megjithatë, ministri Shala thotë se pozita e ushtruesit të detyrës nuk ka ndikuar fare në punën e KIESA-s.
Ministria e Tregtisë, në vitin 2018, doli me numrin më të madhe të ushtruesve të detyrës.
Për këtë, ky dikaster kishte marrë vërejtje edhe nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, gjatë raportimit për planin e punës të vitit 2018.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...