Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Analizën Zgjedhore, ka thënë se udhëheqja e sotme e Lidhjes Demokratike të Kosovës ‘rugovizmin’, në të cilin thirret aq shumë, e ka parë vetëm në televizor, pasi nuk përfaqëson asgjë nga ajo.
“Establishmenti – udhëheqja e sotme e Lidhjes Demokratike të Kosovës ‘rugovizmin’ e ka parë vetëm në televizor. Unë jam një nga nënshkruesit e Konventës Themeluese të LDK-së. Dhe unë e di që ‘rugovizmi’ nuk është përplasje, apo gjuhë agresive, sic po e shohim në këtë fushatë zgjedhore nga ky subjekt politik”.
Ai po ashtu ka thënë se Lidhjea Demokratike të Kosovës nuk ka të drejtë morale ta cilësojë koalicionin PDK-AAK-NISMA ‘koalicion të territ dhe krimit’, përderisa brenda listës zgjedhore të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka njerëz të cilët i kanë dhënë epitete të ndryshme LDK-së, sic edhe anëtarë të kësaj partie i kanë dhënë cilësime të ndryshme kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Sot udhëheqja e LDK-së e quan koalicionin PDK-AAK-NISMA ‘koalicion të territ dhe krimit’, derisa aty ka njerëz, gra dhe burra të devotshëm, që kanë dhënë gjithcka nga vetja, edhe gjymtyrë, pa pritur dhe kërkuar asgjë. Tash LDK-ja e konsideron koalicionin që ka bërë ‘të dritës’, derisa dikur e ka konsideruar Behgjet Pacollin ‘njeri të fushave të Afganistanit’”.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...