Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligj zbatuese në këtë zyrë, u takua sot me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe me disa nga prokurorët e kësaj prokurorie.
Në këtë takim morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtar që e mbështesin punën e kësaj zyreje, përcjell Arbresh.info.
Gjatë këtij takimi prokurori Hyseni njoftoi kryeprokurorin Isufaj dhe prokurorët e pranishëm për funksionalizimin e Zyrës për Rikthim të Aseteve, si dhe kërkoi bashkëpunim të kësaj prokurorie me këtë zyre, me qëllim të këshillimit dhe ndihmës për të gjithë prokurorët që kanë raste ku duhet të aplikohen procedurat për rikthimin e aseteve.
“Nga ana tjetër kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, z. Blerim Isufaj falënderoi udhëheqësin e kësaj zyre – prokurorin Hyseni, zyrtarët e deleguar të institucioneve ligj zbatuese në këtë zyrë dhe partnerët ndërkombëtar për vizitën e tyre në Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për bashkëpunim dhe koordinim të punës me qëllim të zbatimit sa më efektiv të Rregullores së Këshillit Prokurorial të Kosovës për Rikthimin e Aseteve”, thuhet në njoftim.
Edhe zyrtarët e deleguar të institucioneve ligj zbatuese, si dhe partnerët ndërkombëtar të pranishëm shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe koordinim për të arritur sukseset e përbashkëta të Zyrës për Rikthim të Aseteve./Arbresh.info
Ftohtë dhe reshje bore, parashikimi i motit për sot
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit