Google ADS

Udhëheqësi i rrëzuar katalanas nuk kërkon azil politik

13:33 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i shkarkuar i Katalonisë Carles Puigdemont thotë se ai nuk ka udhëtuar për në Belgjikë për të kërkuar azil, transmeton portali arbresh.info

Ai është shfaqur në publik në Bruksel me disa kolegë pas shpalljes së pavarësisë nga Spanja javën e shkuar.

Qeveria qendrore e Spanjës ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës dhe ka shkarkuar zyrtarë, pas referendumit të diskutueshëm të pavarësisë së rajonit.

Puigdemont tha se nuk po përpiqej t’i shpëtonte drejtësisë, por donte të ishte në gjendje të fliste lirshëm.
Udhëheqësi i rajonit katalunas shkoi në Belgjikë pas thirrjes së kryeprokurorit për t’u ndjekur ai penalisht nën akuzat e nxitjes së rebelimit. Nëse shpallet fajtor ai rrezikon deri në 30 vjet burg.

Kurse komentet e ministrit belg të imigracionit Theo Francken se mund t’i ofrohet azil politik udhëheqësit katalans, Spanja i ka quajtur ato një “sulm të papranueshëm” ndaj një vendi tjetër të BE-së.

LEXO EDHESpanja sulmon Belgjikën, i ofroi azil politik liderit katalunas

Francken, i cili vjen nga një parti nacionaliste flamane, tha se z. Puigdemont dhe çdo zyrtarë tjetër katalanas që ndihen “të kërcënuar” nga autoritetet spanjolle mund të aplikojnë për azil në Belgjikë.

Më parë këtë muaj, rajoni gjysmë autonom, kryeqyteti i të cilit është Barcelona, mbajti një referendum për pavarësinë, të cilin qeveria spanjolle e shpalli të paligjshëm nën kushtetutën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme