Google ADS

Udhëheqësi është në mesin e të arrestuarve që dyshohet se përgatitën vepra terroriste

09:07 | 11 Tetor 2021
arbresh.info

Mbrëmë se gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës janë arrestuar pesë persona nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Tashmë dihen edhe emrat e katër të arrestuarve:

Adrian Gjuraj – Pejë

Mentor Bellaqa – Prizren

Ergim Syla Gja – Gjakovë

Nehrudin Skenderi – Prizren

Ky i fundit dyshohet të jetë personi më i rëndësishëm i grupit.

“Nehrudin Skenderi ka studiuar në Arabinë Saudite”, bënë të ditur për arbresh.info eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarrta dron, si dhe armë anti-tankë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme