Google ADS

Ua tha troç politikanëve kosovarë: Nëse doni shtëpi në Monako merruni me biznes

12:44 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë ish- gjeneralin Wesley Clark, ani pse ky i fundit i goditi më herët politikanët kosovarë duke iu thënë atyre që nëse duan shtëpi në Monako, të merren me biznes.

Ndërkaq, presidenti Thaçi vlerëson se Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë.

“Kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka shkruar Thaçi.

Ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, në një intervistë për Zërin e Amerikës u tha politikanëve kosovarë se nëse duan një shtëpi në Monacco, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime një mujore të skijimit, mos të hynë në qeveri

“.. por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme të arrihet sot në Kosovë, krenaria në sektorin publik, krenaria në sakrificën e të qenit në shërbimin publik”, është shprehur ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme