Familja Morina nga fshati Toponicë e Kamenicës kanë kërkuar ndihmë për të gjetur djalin e tyre, tash 27-vjeçar që është zhdukur në vitin 2008.
Në 2008 iu zhduk Amir Morina dhe akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij. Morina nga Topanica e Kamenicës, është zhdukur që nga 9 shkurti i vitit 2008.
Por 11 vjet pas zhdukjes, babai i tij, Naip Morina po e kërkon djalin e tij të vetëm.
Ai përmes Facebook-ut, kërkon ndihmën e njerëzve për ta gjetur Amirin.
Naipi ka një lutje për të gjithë, ata që e kanë parë ose kanë dëgjuar për Amirin, t’i lajmrojnë ata ose institucionet policore.
“Kemi shpresë që me ndihmën tuaj një ditë do të dëgjojmë lajme të mira për djalin tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Morina në Facebook.
“Me datën 09.02.2008 është larguar nga shtëpia, nga ajo dite familja e tij nuk ka asnjë informate ne lidhje me te. Nëse e keni pare dikund ju lutemi te na lajmëroni ne këtë numër telefoni: 044577442”, thuhet në njoftimin e familjes./GazetaExpress
https://www.facebook.com/reis.morina/posts/10214451477781921
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit