Në nëntor të vitit të kaluar konkretisht me datën 26.11.2019, rreth orës 17:30, është gjetur i vdekur në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, një person i moshës 20 vjeçar, por Mjekësia Ligjore ende nuk i ka dërguar Prokurorisë Themelore të Mitrovicës rezultatet e autopsisë.
Burimet e arbresh.info, bëjnë të ditur se ky është djali i njërit prej hetuesve të krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës F. Z, dhe dyshohet se vetëvrasja është kryer nga armën e tij.
Lidhur me këtë rast, Arbër Beka, zëdhënës në Inspektoratin Policorë të Kosovës, ka thënë se në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është duke u trajtuar në Policinë e Kosovës në koordinim me prokurorinë kompetente.
“Ju njoftojmë se lidhur më rastin në fjalë (i cilësuar si vdekje e dyshimtë), i cili ka ndodhur më datën 26.11.2019 në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është duke u trajtuar në Policinë e Kosovës në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen ë kësaj zyre.
Ndërsa ka shtuar se për detaje shtesë ju lutem e kontaktoni Policinë e Kosovës apo prokurorinë kompetente.
Arbresh.info, po ashtu ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, ku nga kjo zyre thuhet se për më shumë mund t’i referoheni organeve të drejtësisë.
“Në vijim keni informacionin për rastin në fjalë ku PK-ja, e ka bërë publike përmes Raportit 24 orësh, për më shumë mund t’i referoheni organeve të drejtësisë”, thuhet nga kjo zyre.
Raporti i Policisë së Kosovës:-
“VDEKJE E DYSHIMTË
“Vushtrri 26.11.2019 – 17:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në dhomën ndejës së shtëpisë së tij kishte gjetur të shtrirë në dysheme pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes është gjete dhe konfiskuar arma – pistoleta me të cilën dyshohet se kishte kryer aktin viktima, një gëzhojë dhe një predhë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Ndërkaq, lidhur me këtë Valon Preteni, zyrtar për Informim dhe Monitorim të Mediave në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ka thënë se rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë nuk kanë ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe deri sa të arrihen rezultatet nuk mund të themi asgjë më tepër për këtë rast.
“Rezultatet e autopsisë së trupit të pajetë të personit në fjalë nuk kanë ardhur ende nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, dhe deri sa të arrijnë rezultatet nuk mund të themi asgjë më tepër për këtë rast”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre./E.Ballazhi/arbresh.info/
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...