U thotë bashkëlojtarëve se po largohet nga Barcelona (FOTO)

17:57 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Barcelona një natë më parë fitoi një titull tjetër të Kupës së Mbretit.

Ky ishte titulli i 29-të i skuadrës katalane, që mposhti në finale Alavesin 3:1.

Triumfi në Kupën e Mbretit, ka qenë i fundit me Barcelonën për mbrojtësin francez, Jeremy Mathieu.

Mathieu sipas medieve në Spanjë, gjatë rrugës së kthimit për në Barcelonë, u ka bërë me dije bashkëlojtarëve se gjatë verës do të largohet.

Ai ka zbuluar se ka dy oferta të mira në tavolinë, dhe largimi nga Barcelona është i sigurt.

jeremy-mathieu

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme